Lajme

Daut Haradinaj: Albin Kurti si Kryeministër, Ramush Haradinaj si President do ishte zgjidhje ideale për vendin

Daut Haradinaj nga AAK thotë se kjo parti do jetë pjesë e ekzekutivit të ardhshëm, kjo sepse asnjë parti nuk mund ta formojë e vetme Qeverinë.

Ai deklaron se nuk kanë vota për Vjosa Osmanin si presidente, por se do të negociojnë ofertën e tyre për president, përcjellë Gazeta Blic.

Haradianj thotë se Kurti si kryeministër e Ramush Haradinaj si president do ishte zgjidhje ideale.

“Besoj se do jemi pjesë e ekzekutivit. Nuk ka parti që mund ta formojë e vetme Qeverinë. Nuk kemi vota për Vjosa Osmanin për presidente. Ne mund ta negociojmë ofertën tonë. Të gjitha partive edhe VV-së i konvenon që Ramush Haradianj të jetë president. Albin Kurti kryeministër, Ramush Haradinaj President do ishte zgjidhje ideale për vendin.”, deklaroi ai në Kanal10.