Dardan Sejdiu tregon nëse Shpend Ahmeti do ta lërpostin e kryetarit të Prishtinës
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka folur për përfshirjen e kryetarit të partisë së tij, njëherësh kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Ekipin Negociator të Kosovës për dialogun përfundimtar me Serbinë, në Bruksel.
Sejdiu ka komentuar në televizionin T7, zërat për dorëheqjen e Ahmetit nga posti i kreut të kryeqytetit, pas emërimit të tij si bashkë-udhëheqës i delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë.
I pyetur se a do ta lërë Shpend Ahmeti postin e kryetarit të Prishtinës, ai është përgjigjur: “Jo, pse?”.
Sipas Sejdiut, partitë që kanë humbur zgjedhjet në Prishtinë po e bëjnë përpjekjen e radhës për ta kontestuar Ahmetin.
“Shpend Ahmeti është kryetar i Prishtinës, ka fituar 42 mijë vota”, ka deklaruar ai në T7.
“Ka synim t’i realizojë 100 premtimet deri në fund. S’kam dyshim që kjo do të ndodhë”, është shprehur ai. /Insajderi.com