Lajme

Dardan Molliqaj del në rrenë, Kurti s’u takua me Trëndafilovën

Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë mohuar se kryetarja, Ekaterina Trendafilova, ka zhvilluar sot takim me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin. Kjo hedh poshtë pretendimet e PSD-së dhe kreut të saj, Dardan Molliqajt, për siç tha se Trendafilova pati sot takim të fshehtë me Kurtin.

”Është e vërtetë që presidentja Ekaterina Trendafilova ndodhet në Kosovë, sidoqoftë ajo nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti”, citon lajmi, një përgjigjie nga Dhomat e Specializuara pyetur lidhur me këtë çështje.