Lajme

“Asgjë s’ka përfunduar sa i përket rezultateve”

Dardan Molliqaj nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se akoma s’ka përfunduar asgjë sa i përket rezultateve në zgjedhjet e 6 tetorit.



Në një postim në Facebook, ai ka thënë se “asnjë rezultat nuk do të na lëkundë në përpjekjet tona për një Kosovë sovrane me demokraci, zhvillim dhe liri”.

“Ju falenderoj për pjesëmarrjen kaq masive në këto zgjedhje. Përgjithësisht procesi ishte i rregullt, përkundër problemeve të vogla. Falenderoj gjithë ata votues e mbështetës të koalicionit AAK/PSD, e në veçanti aktivistët, komisionerët dhe vëzhguesit që e kanë bartur barrën më të madhe të këtij procesi. Asgjë nuk ka përfunduar sa i përket rezultateve. Tani jemi në pikën më të rëndësishme të procesit, duke e numëruar rezultatin e secilit subjekt. Asnjë rezultat nuk do të na lëkundë në përpjekjet tona për një Kosovë sovrane me demokraci, zhvillim dhe liri. Nuk do të ndalemi së angazhuari, pa kompromis, për vlerat që i përfaqësojmë ne”, ka shkruar ai.

Koalicioni AAK-PSD, pas numërimit të më shumë se 40 për qind të votave, ka 12.66 për qind të votave dhe është renditur si subjekti i katërt pas LDK-së, VV-së e PDK-së.