Lajme

Dalin rezultatet e para nga KSHZ, ja kush i ka fituar zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar t’i numërojë votat, ndërsa nga rreth 65% të vendvotimeve të përpunuara, e para LSDM me 36.78 përqind të votave.

Sipas KSHZ-së e cila rezultatet i ka publikuar në zyrat e saj, duke pasur parasysh se web-faqja e tyre akoma nuk punon, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga 2277 vendvotime të përpunuara prej gjithsej 3480, rezultatet janë si vijon:

LSDM dhe koalicioni “Mundemi”: 36.78 përqind

OBRM-PDUKM – 35.75 përqind

BDI – 10.34 përqind.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa – 8.13 përqind,

PDSH – 1.33 përqind

“E Majta” – 4.16 përqind.