Lajme

Dalin pjesë të reja nga ditari i motrave Josifi, ja çfarë shkruhet në to

Pjesë nga ditari i motrave Josifi vijojnë të dalin dhe të bëhen të njohura. Nga shënimet që policia ka gjetur në banesën e tyre në Kombinat, shihen qëndrime që kanë në bazë ideologjinë e tyre fetare.

Megjithatë detajet e ngjarjes janë ende të pazbardhura, ndërkohë që Blerta Josifi në dëshminë e saj mësohet të jetë shprehur se në procesin e mumifikimit të së motrës nuk kanë marr pjesë persona të tjerë.

Në ditarin me shkrim dore, që në fakt nuk dihet ende se nga kush është shkruar, janë gjetur edhe këto shënime, të publikuara në emisionin “Opinion”.

“Unë kam pritur me ngulm dhe durim Zotin dhe ai u përkul mbi mua”.

“Ai do të të mbulojë me pendët e Tij dhe do të gjesh strehë në krahët e TIJ”.

“Por e zbrazi veten e Tij duke marr trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme, pasi njeri e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit”. /Opinion.al


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19