Lajme

Dalin pamjet nga tentim-grabitja në rrugën Prishtinë- Gjilan dhe plagosja e dy punëtorëve të kompanisë së sigurimeve

Një tentimplaçkitje e parave ka lënë të plagosur dy persona, sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personat e dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan Express.

Policia ka konfirmuar se cak i hajnave ishte vetura e një kompanie të sigurimit, dy punëtorët e së cilës mbetën të plagosur.

Në media janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia thotë se kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të dyshuar.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 16:45, të dyshuarit nuk kanë arritur të kryejn grabitjen, por si e tillë ka mbetur në tentativë, dhe të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e tyre dhe identifikimin e të implikuarve”, thuhet ndër të tjera në konfirmimin e policisë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?