E martë, 26 Maj, 2020
Lajme

Dalin pamjet nga plaçkitja e një banke që ndodhi para pak minutash në Prishtinë

Gazeta Express u sjell fotografi nga vendi i ngjarjes, ku para me pak se një ore u plaçkit një bankë në dalje të Prishtinës.



Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të identifikojë veturën me të cilën katër të dyshuarit kanë kryer plaçkitjen e më pas janë arratisur.

Gazeta Express ka raportuar se tre prej katër plaçkitësve ishin të amrë të gjata. Ata kanë arritur të plaçkitin thasët me para që po futeshin në objekt nga sigurimi i bankës.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një grabitje të amratosur. Grabitja ka ndodhur në filialin e një banke që gjendet në Çagllavicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore. Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga katër persona të dyshuar ”, ka njoftuar PK’ja.





LEXO EDHE:
Mjeku kosovar: Është koha t'i bëjmë testet sterologjike, ja pse!