Lajme

Dalin pamjet e para nga tërmeti masiv i shkallës 6.8 që goditi Turqinë

Një tërmet masiv me shkallë 6.8 tronditi krahinën lindore turke të Elazıg të premten në mbrëmje.



Sipas mediave turke, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazıg në 8:55 në mbrëmje sipas orës lokal, nga një thellësi e tokës prej 10 kilometrash.

Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje në provincat deri në Adana jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.

Pamjet e para të publikuara në mediat turke tregojnë për lëkundje të fuqishme. /reporteri.net