Lajme

Dalin pamjet e aksidentit ku 2 persona humbën jetën, 8 të tjerë të lënduar

Zbulohen detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Gramsh, aty ku pas një aksidenti të rëndë humbën jetën 2 persona dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas policisë në fshatin Çekrez, Gramsh, shtetasi M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë.

Ka humbur jetën shoferi i mjetit dhe një person tjetër.

Paraprakisht raportohet se makina ka qenë me shtetas sirianë të ardhur klandestinë në vendin tonë.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



LEXO EDHE:  Parlamentarët evropianë kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën