E mërkurë, 27 Maj, 2020
Lajme

Daçiq: Së shpejti Shqipëria do të mbetet i vetmi vend që njeh Kosovën

ВЛАДА СРБИЈЕ

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova do të dështojë që të bëhet pjesë e Interpol “pavarësisht miliona eurove të shpenzuara që të bëhet pjesë e kësaj organizate”.



“Pa marrëveshje me Beogradin, nuk do të ketë asnjë anëtarësim nëpër organizata ndërkombëtare. Ata do të dështojnë në votimin në Interpol, sikur që kanë dështuar në UNESCO”.

Daçiq ka thënë se Prishtina nuk mund të ndërmarrë hapa të njëanshëm.

“Politikat qeveritare janë peng – nuk ka njohje të Kosovës me veprime të njëanshme, nëse ata duan kompromis, duan, nëse nuk duan, së shpejti Shqipëria do të mbetet vendi i vetëm që njeh pavarësinë e Kosovës”, është shprehur kryediplomati serb.

“Serbia do të bëjë përpjekje maksimale që ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol, jo sepse ne jemi kundër Kosovës, por sepse ne jemi kundër veprimeve të njëanshme”.



LEXO EDHE:
Shoferit kosovar ia dëmtojnë veturën: Veprimi i një prindi habit të gjithë