Lajme

Çun Lajçi nga Qendra e vaksinimit u reagon atyre që po e kërkojnë dorëheqjen e ministrit Vitia

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, është vaksinuar sot kundër COVID-19, në qendrën e vaksinimit “Salla 1 tetori”.

Lajçi përmes një postimi në Facebook ka hedhur poshtë “dezinformatat e analistëve të opozitës” se nuk ka vaksina, përcjell Observeri.

Lajçi ka thënë se në qendrën e vaksinimit gjithçka ishte në rregull dhe se vaksina Pfizer kishte “sa të duash”.

Reagimi i tij në Facebook:

Ju shkruaj nga Qendra për vaksinim

Asht e turpshme ato që i thoni mbrëmjeve në debate televizive për vaksinat; jo s’ka… po rrenë ministri…ai duhet të dorëhiqet!

LEXO EDHE:  Mediumi boshnjak “Istraga”: Milan Radojiçiq është plagosur gjatë sulmit terrorist në Veri

Po pse po iu pyes unë, këtu nga qendra?

Sytë e mi po shohin e s’muj me rrejt si ju!

Ka Pfizer sa të doni! Ka rregull e ka mirësjellje. Normalisht se duhen terminet e krejt normale mos me pas!

Çka duhet me ba dikush tjetër për neve, kur ne s’bajmë për vetën tonë!? Kush mund ti ndalë infeksionet e vdekjet nëse ne nuk kujdesemi për shëndetin tonë!

A duhet Kryeministri e Vitia me na marrë për dore e me na ruajt nga Covidi?

A duhen t’jenë çobanët tonë që hasdisemi rrugëve pa maska e mrizojmë kafiterive tan ditën?

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, doktor Shukri Gërxhaliu

Po më vjen turp tani që po shkruaj këtu nga Qendra, për dezinformatat e analistëve e debatet e opozitës në TV-tona!

Këtu qenka gjithçka n’rregull, por ata që gjuajnë gurë, si duket qenkan të sëmurë!