Lajme

Çun Lajçi i drejtohet me disa vargje poezie, deklaratës skandaloze të anëtarit të Nismës për Albin Kurtin

Kandidati për deputet nga radhët e partisë së Nismës, Haxhi Hoti ka shokuar me deklaratën e tij në Facebook.

Me një postim në rrjetin social, ai iu drejtua kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit se ka dy rrugë ose të ikë nga Kosova ose të vritet, shkruan GazetaBlic.

Ai shkroi: ‘John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President. Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kurri ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose të vritet’.

Shikojeni më poshtë statusin e tij:

Lidhur me këto fjalë kishte reagime të shumta nga politikanë, analistë. Edhe aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi ka shkruar një poezi në Facebook kushtuar anëtarit të NISMAS, Haxhi Hotit.

‘Ti Haxhi pa mjekërr për Qabe

Ti i Nismes pa Nisje, i vendnumërimit, numërimit e rinumërimit të farave t’zeza për mbjelljen e krimit

Ti e zeza e familjes sate, e kokës kungull pa fara

Ti korb pa atdhe

– Nuk vritet Albin Kurti jo, se Albin jam unë e Albin asht e gjithë rinia kosovare

Dhe mos harro, se nëse policia e Kosovës nuk ta dredhë qafën ty e atyne që t’përkrahin, do t’bahemi Ne rojet e Albinit, Kryeministrit, dhe Ti do t’mbetësh sorrë pa pupla!’

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?