Lajme

Çun Lajçi befason me komentin pas zgjedhjes së Memli Krasniqit, kryetar të PDK’së

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar pas zgjedhjes së kryetarit të ri të PDK-së, Memli Krasniqi. Ai mbeti i befasuar me urimet dhe letrat e shumta për zgjedhjen e një kryetari të partisë.

Madje, ai përdori një histori të një të moshuari, për ta komentuar zgjedhjen e Krasniqit në krye të PDK-së, përcjell Botapress.info

Postimi i plotë:

Me hajër kryetarllëku Krasniqe!

Kam qëllu i trashë nga truni e kurgja s’po marr vesh me gjithë këto urime e letra emocionuse për nji kryetar partie!

LEXO EDHE:  “Ka pasur edhe borë”: Daçiq del në televizionin shtetëror dhe gënjen për videon e Radojçiqit

Pse, a ma i madh se kryetari i shtetit asht a?

Qështu si mua, i kishte pasë ndodhë edhe nji plaku njiherë.

Krejt oda ishin kanë çua n’kamë e po ia bajshin përhajër njenit kryetarllëkun e katundit!

Ky s’kuptonte kurgja e dikur e pyeti njenin: A po m’kallxon çka i bjen kjo bre burr!?

Ai e kqyri plakun e s’diti si me ia angllatisë, (demek me ia spjegu) dhe i tha: A i ke pa do lisa t’mëdhej gunga gunga n’mal?

Po i tha plaku, bile shpesh jam pshtetë n’gungat e tij e kam pëshurrë. Kajherë edhe jam dhi!

Eh pra i tha burri, ai e ruen malin prej sakicave e n’fund krejt mali ia ngul atij, qeshtu asht edhe kryetarllëku!

LEXO EDHE:  “Veriu do të na rrëshqiste përfundimisht nga duart” – Latifi komenton ikjen e terroristëve serbë

Auuu bre burrë çka e paska gjetë t’shkretin dhe u çua n’kamë e ia zgjati dorën: Me hajër ngulja e shkulja kryetar!

Deri sot ia ke ngulë vetës, veç prej sotit krejt këta kanë me ta ngulë ty e krejt oda qeshi!