Lajme

Çun Lajçi: Albin, pashë Çakorrin e Ramushit pse mi hoqe 20 euro prej pensionit? Mos më keni përzier me hajna e po iu dukem shumë i pasur

Aktori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për uljen e shtesave të pensioneve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lajçi ka pyetur kryeministrin e vendit, Albin Kurti, se pse ia hoqi 20 euro shtesë nga pensioni, shkruan Reporteri.net.

“Pashë Çakorrin e Ramushit, a po m’kallxon, pse m’i hoqe 20 euro prej pnsionit?”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky reagim erdhi pasi Qeveria Kurti në mbledhjen e fundit ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve.

Nga 30 euro shtesë sa kanë marrë mbi pensionin bazë prej 90 euro, pensionistët, tani e tutje do të marrin veç 10 sosh.

Kurse, ndryshe nga 120 euro, në vetëm 100 euro.

Ky është postimi i plotë i Lajçit:

Albin

Pashë Çakorrin e Ramushit, a po m’kallxon, pse m’i hoqe 20 euro prej pnsionit?

S’po m’dhimsen, se tash vjen vera e dal shes libra e mbes gjallë, por po dyshoj mos m’keni përzi me hajna e po iu dukem shumë i pasun?

Nejse, m’fal që bana be rrejshëm, se Çakorrin e rrou kajtja e mua pleqnia!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?