Lajme

Covid-19, vjen lajmi i fundit nga spitali i Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 20 pacientë me COVID-19.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të spitalit, shkruan Reporteri.net.

Nga këta 20 pacientë, 11 po trajtohen me oksigjenoterapi, katër janë në gjendje më të rëndë, e njëri është në respiratorë

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar katër pacientë me COVID-19 në këtë spital.