Covid-19, QKUK ka një thirrje për qytetarët
QKUK përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore kundër Covid-19, shkruan IndeksOnline.
Aty thuhet ende nuk është vonë për ta luftuar koronavirus.
“Jeta juaj varet nga ju, akoma nuk është vonë për ta luftuar virusin. Vendosni maskën dhe zbatoni rekomandimet tjera të institucioneve shëndetësore. Ndihmoni vetes, familjarëve tuaj, lehtësoni punën e institucioneve dhe profesionistëve shëndetësorë”, thuhet në njoftim.