Lajme

COVID-19 po tregohet i çuditshëm, të gjitha rastet me kancer në Kosovë e mposhtën këtë virus

Mbi 100 pacientë kosovarë të cilët vuajnë nga sëmundja e kancerit janë prekur edhe nga Covid-19. Por të gjithë këta kanë arritur që ta mposhtin këtë virus duke u shëruar nga ai. Kështu ka bërë me dije në një deklaratë për Express drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishaj. Ai ka thënë se pacientët janë trajtuar në Infektivë dhe në shtëpitë e tyre. E ndërkohë në shtatë muajt e parë të këtij viti në vendin tonë janë shënuar edhe 800 raste të reja me kancer.

Pacientët kosovarë të cilët janë të prekur nga kanceri me shumë sukses po arrijnë që ta mposhtin koronavirusin. Numri i atyre që janë prekur nga ky virus ka shkuar në qindra. Këto detaje i ka dhënë për Express drejtori i Onkologjisë së QKUK’së, Ilir Kurtishaj.

“Me Covid ka pasur një numër prej mbi 100 personave- pacientë të sëmurë nga kanceri. Të gjithë këta kanë arritur që ta kalojnë më sukses infeksionin Covid-19. Disa nga ta janë trajtuar në shtëpi, e disa të tjerë në Klnikën Infektive. Pas kalimit të infeksionit ata kanë ardhë në Klinikë ku i kanë vazhduar terapitë e tyre kundër sëmundjes së kancerit”, ka deklaruar Kurtishi për Gazetën Express.

E Kurtishi ka deklaruar për Gezetën Express se gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, në Kosovë janë shënuar edhe 800 raste të reja me koronavirus.

“Deri në muajin korrik ne i kemi pasur 800 raste të reja me kancer. Që i bie 10 për qind më pak se sa në vitin e kaluar”, thotë Kurtishi.

Sipas tij, mosha mesatare e të prekurve me kancer në Kosovë është mbi 50- vjeç.

“Me rastet e reja dominon kanceri i gjirit tek femrat si dhe ai i mushkërive tek meshkujt”, thotë Kurtishi.

E ndërkohë gjatë vitit 2019 në Kosovë janë regjistruar edhe 1 mijë e 586 raste të reja me kancer.

Çdo vit ka rreth 4.6 milionë raste të reja të kancerit diagnostikohen në Rajonin Evropian të OBSH-së dhe rreth 2.1 milionë njerëz vdesin nga kanceri, ndërsa në botë çdo vit 8.8 milionë njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 20 % e këtyre vdekjeve janë nga kanceri i mushkërive, rreth 12 % nga kanceri i zorrësh së trashë, nga kanceri i gjirit vdesin rreth 7%, 6% vdesin nga kanceri i pankreasit dhe rreth 5.7% nga kanceri në stomak. Sipas Drejtorit Rajonal të OBSH-së për Evropën, kanceri i qafës së mitrës vret 28,000 gra./GazetaExpress/