Lajme

“Corona është këtu dhe këtu do të mbetet!”

Kancelarja ia kushtoi pothuajse të gjithë fjalimin e saj për Vitin e Ri pandemisë Corona. Dhe ia doli të përqendrohet tek gjërat më të rëndësishme – hallet, fati dhe frika e njerëzve.

Angela Merkel ka të drejtë: diçka ka ardhur, ka ardhur në të gjithë botën gjatë vitit 2020, diçka që askush nuk e priste. Në fjalimin e saj tradicional për Vitin e Ri, kancelarja foli kryesisht vetëm për pandeminë. Në fund ajo tha edhe disa fjalë për mbrojtjen e klimës dhe nevojën për të vazhduar të sigurojë kushtet e njëjta të jetës në Gjermani. Por tema e saj ishte Corona – mbi të gjitha.

Merkel kërkon unitet

Merkel shpesh kritikohet për qëndrime tepër të ndjeshme ndaj të vdekurve. Ajo sulmoi ashpër mohuesit e virusit: Fjalët e këtilla nuk janë të vërteta, janë cinike dhe të tmerrshme ndaj viktimave. Merkel falënderoi mjekët, sanitaret, shoferët e autobusëve, punonjësit në pikat e karburanteve, policët, ushtarët, bashkëpunëtorët e enteve të shëndetësisë. Përmendi edhe punonjësit e kulturës që kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë.

Ugur Sahin, drejtues i BioNTech

Shumë shkurt përmendi edhe temën e madhe politike gjatë kohës sa është kancelare – ardhjen e të huajve dhe refugjatët. Merkel në këtë kontekst përmendi koncernin gjerman Biontech, i cili ka zbuluar vaksinën kundër Coronës. Një firmë ku punojnë njerëz nga 60 kombe të ndryshme. Asgjë më mirë nuk dëshmon fuqinë e shumëllojshmërisë, tha Merkel. Kjo ka një jehonë të madhe.

Merkel nuk kërkoi falje për gabime

Ata që kanë pritur që kancelarja të kërkojë falje për disa gabime serioze në përballimin e pandemisë, veçanërisht në tre muajt e fundit, me siguri që do të zhgënjehen. Kancelarja foli për mësimet e vazhdueshme gjatë vitit të kaluar – kaq. Ajo refuzoi të fajësojë kryeministrat e disa vendeve, të cilët me padurim këmbëngulën për t’i dhënë fund kufizimeve të pranverës. Ajo nuk kërkoi falje as për mosmarrëveshjet në dhjetor.

Merkel në fjalimin me rastin e Vitit të Ri 2021

Grindjet rreth vaksinimit

Merkel thotë se grindjet rreth renditjes së personave që duhet të vaksinohen në Gjermani janë të pakuptimta. Ajo tha një fjali tipike në fund: “Edhe unë do të vaksinohem, kur të më vijë radha.” Që do të thotë – grindjet rreth renditjes së personave që duhet të vaksinohen janë të pakuptimta.

Po të mos ishte Corona, kancelarja Merkel, e cila ka qenë në këtë detyrë për 15 vjet, ndoshta do të kishte shfrytëzuar këtë rast për të bërë një rikapitulim të periudhës sa ka qenë në këtë post. Por ne kushtet e tanishme kjo është e papërshtatshme. Kancelarja Merkel është përqendruar tani tek luftimi i pandemisë Corona, në mënyrë që vendi të vazhdojë rrugën e suksesit. Nuk është ende e qartë nëse kjo do të rezultojë me sukses. Merkel e di këtë. Kështu që nuk është koha për bilance.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?