Lajme

Çoçaj i PDK’së: Nuk mund të na gjunjëzon asnjë sondazh i porositur, këtë do ta dëshmojmë më 14 shkurt

Kandidati pë deputet në listën e PDK-së, Nezir Çoçaj, sot ka takuar simpatizantët e kësaj partie në Prizren.

Ai ka thënë se PDK është shtylla mbajtëse e shtetit të Kosovës, njofton Scanner.

“Nuk mund të na gjunjëzon asnjë shpifje e as sondazhe të porositura, këtë do të dëshmojmë me 14 shkurt të bashkuar për Kosovën“, ka shkruar Çoçaj në Facebook.

Statusi i plotë:

Sot, së bashku me kanditatët Hisen Berisha dhe Gresë Baraliu takuam anëtar e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren. Biseduam për situatën aktuale politike në vend, ku të vendosur dëshmuam se Partia Demokratike e Kosovës është shtylla mbajtëse e shtetit të Kosovës. Nuk mund të na gjunjëzon asnjë shpifje e as sondazhe të porositura, këtë do të dëshmojmë me 14 shkurt të bashkuar për Kosovën.

#Rimëkëmbje

#HoxhajKryeminister

#NezirÇoçaj20


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?