Lajme

CNN: E fejuara e djalit të Edi Ramës mes viktimave të tërmetit në Shqipëri

E fejuara e djalit të kryeministrit shqiptar Edi Rama është në mesin e dhjetëra personave që mbetën të vdekur nga tërmeti që e goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, kanë konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit.

Kështu nis një artikull i CNN ku thuhet se Kristi Reçi, e fejuara e djalit të kryeministrit shqiptar Gregor Rama, është gjetur e vdekur poshtë gërmadhave të shtëpisë së saj bashkë me prindërit e saj dhe vëllaun.

Gregor Rama ka postuar më herët një storie në Instagram ku shkruan “në mesin e shumë viktimave nga kjo tragjedi është edhe personi më i dashur për mua bashkë me vëlluan, nënën dhe babain e saj”.

Më shumë se 40 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar pas tërmetit të fuqishëm që e goditi Shqipërinë të martën./ Klan Kosova

LEXO EDHE:

Momenti kur zjarrëfikësit nxjerrin të gjallë 33-vjeçarin nga rrënojat e hotelit në Durrës

Skifterat nuk po ndalen: Nisin kontigjentin e dytë të ndihmave drejt Shqipërisë


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19