Lajme

CNN: Biden zgjidhet president i ri i SHBA-së

Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas projeksioneve kryesore të zgjedhjeve në SHBA nga Associated Press dhe CNN.

Ai ka fituar në Pennsylvania 20 vota elektorale të shtunën për të kaluar pragun fitues prej 270 votash, për t’u bërë presidenti i ri i SHBA-së.

Kandidati demokrat ka mposhtur presidentin Donald Trump, i cili që nga dita e zgjedhjeve është ankuar për “mashtrime”.