Lajme

Çmimi i rrymës për biznese mbetet njësoj ndërsa për qytetarët jo

Qeveria e Kosovës e ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 600 kWh energji elektrike në muaj.

Në këtë listë nuk hyn edhe bizneset. Konsumatorët biznesor mund të shpenzojnë energji elektrike sa të duan dhe faturën e paguajnë me çmimin e vjetër.

Lajmin e mirë ua dha paradite biznesmenëve kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

“Pas shume pyetjeve nga bizneset, për çështjen e rritjes te tarifës se energjisë elektrike, një përgjigje e shkurte:- Nuk pritet te këtë rritje te tarifës se energjisë elektrike, për kategorinë e bizneseve”, shkroi Rukiqi në Facebook.

57.7 milionë euro vlerësohet se nevojiten për t’i barazuar të hyrat e kostove të sistemit, që ndërlidhet me kostot e larta të importit të energjisë elektrike dhe mjeteve që mund të gjenerohen nga konsumatorët. Këtë shumë do ta mbulojë qytetarët që konsiderohen konsumatorë shtëpiakë, duke e paguar me shtrenjtim energjinë e shpenzuar elektrike, nëse ajo shkon në mbi 600 kWh në muaj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?