Lajme

Çmimet mashtrim në ‘Viva Fresh Store’, ankohet qytetari

Blerja në “Viva Fresh Store” saktësisht në pikën e shitjes në qytetin e Klinës ka dalë të jetë një mashtrim për konsumatorët, të cilëve nëpër rafte të produkteve u ekspozohet një tjetër çmim, por kur shkojnë te arka paguajnë tjetër çmim.

Një konsumator nga Klina, për 02 press ka thënë se produkti që ka zgjedhur për blerje në raft ka pasur tjeter çmim, ndërsa tek arka ka paguar shumë me të madhe të parave.

Nga dëshmia që ka derguar shihet ‘kalkulatori’ që në raft është reklamuar me çmim prej 2.89 euro, tek arka është shitur për 3. 29 euro, raporton 02 press.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje