Lajme

Çka po bën helikopteri që po sillet vazhdimisht mbi protestuesit në Prishtinë?

Një helikopter është sjellë vazhdimisht lart mbi qytetarët në protestën e sotme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka filluar sot në rreth orës 02:00.

Protestës tani i janë bashkuar qytetarët, dhe disa nga udhëheqësit e VV-së kanë filluar të mbajnë fjalimet e pregaditura.

Fjalimin e nisi deputetja, Saranda Bogujveci, u është drejtuar protestuesve të mbledhur në sheshin ‘Skënderbe’ të Prishtinës.

Teksa ka folur kundër idesë së Thaçit dhe Vuçiqit për ndryshim të kufijve të Kosovës, ajo ka thënë se qëllimi kryesor i Serbisë është që të tentojë të marrë pasuritë natyrore të Republikës së Kosovës.

Në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, është duke marrë pjesë edhe deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?