Lajme

“Çka nëse prindërit çohen në grevë me ja’u hjek mësimdhënëseve ka 100 euro për dëmin që po ua bëjnë fëmijëve”

Java e tretë e shtatorit në Kosovë po përmbyllet me qindra mijëra nxënës jashtë shkollave, me sindikalistë të arsimit që nuk heqin dorë nga greva dhe me Qeverinë e vendit që kërkon fillimin e mësimeve.

Derisa nga Qeveria e Kosovës thonë se kanë bërë hapa para, duke përmendur edhe ndarjen e shtesës prej 50 euro për punëtorët e sektorit publik, nga SBASHK-u kërkojnë 100 euro deri në miratimin e Ligjit për paga.

Në tërë këtë situatë nxënësit e sektorit publik kanë mbetur jashtë bankave shkollore, derisa është viti i tretë që procesi mësimor nuk është i rregullt, fillimisht për shkak të pandemisë dhe tash për shkak të grevës.

Aktivistja e shoqërisë civile, Blerina Krasniqi ka reaguar në lidhje me grevën në arsim që po mbahet nga SBAShK-u.

“Çka nëse prindërit qohen në grevë me ja u‘ hjek mësimdhansave ka 100 Euro prej rrogës për damin që po u’a bajnë fmijëve?!” ka shkruar Krasniqi në Facebook.