Çka ndodhi në takimin e tre liderëve të koalicionit?

Liderët e koalicionit qeverisës, Isa Mustafa (LDK), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (Nisma), janë takuar sot për dy orën në ndërtesën e qeverisë me kryeministrin, Avdullah Hoti, njoftoi Transmetuesi Publik i Kosovës.
Në një deklarim të shkurtë para mediave, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, tha se ishte një takim pune në të cilin është diskutuar për fillimin e vitit shkollor, fillimin e punës së Kuvendit dhe çështjet tjera të rëndësishme për vendin.
Ky është takimi i dytë i liderëve të koalicionit brenda pak ditësh.
Kohëve të fundit ka pasur mospajtime ndërmjet LDK-së dhe AAK-së sidomos për çështjen e dialogut.
AAK është ankuar se nuk po merr pjesë në takimet direkte me palën serbe, ndërsa kryeministri Hoti ka thënë se bazuar në Kushtetutë ai e përfaqëson Kosovën në dialog.