Lajme

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Për ditën e nesërme, më 1 shtator 2020 janë paralajmëruar të zhvillohen këto ngjarje në Kosovë:

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë (ora 10:00), nderime pranë shtatores së heroit Xhevat Berisha në Shatërvan (ora 11:00), pranë lapidarit të dëshmorëve në fshatin Kushnin (ora 12:00) dhe nderime te lapidari i dëshmorëve në fshatin Lez (ora 12:30).

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, mban konferencë për media lidhur me gjendjen e arsimit në këtë komunë. (Objekti Shtëpia e Bardhë, ora 14:30)


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?