Lajme

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e hënë (më 10 gusht) në Kosovë:

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, merr pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e sallës sportive në SHFMU “Pandeli Sotiri” , Obiliqi i vjetër. (Ora 10:00)

Inaugurohet nisja e punimeve për rehabilitimin e sheshit “Adem Jashari” (Skenderaj, ora 11:00) dhe ndërtimi i trotuarit dhe ndriçimit publik në bashkësi lokale. (Te shkolla fillore “Azem Bejta”, Prekaz i Epërm, ora 12:00).