Lajme

Çka do të ndodh nesër në Kosovë?

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme në Kosovë (E martë, 07 korrik):

– Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitojë Komunën e Prishtinës. (Ora 11:00)

– Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin e tij nga detyra e drejtorit të përgjithshëm SHSKUK. (Ora 11:00)

– Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi takohet me ministren e Financave, Hykmete Bajrami. (Kabineti i ministres, ora 11:00)

– Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbajë konferencë për shtyp, pas takimit me ministren Hykmete Bajrami.(Zyrat e Sindikatës në objektin e ish-Gërmisë, ora 11:45)

LEXO EDHE:  E rëndë: 36-vjeçarja në Prizren hidhet nga kati i tretë i banesës, dërgohet pa vetëdije në spital

– Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, do të mbajë konferencë për medie. (Selia e VV, “Arbëri”, Prishtinë, ora 12:00)