Lajme

Çka do të ndodh nesër në Kosovë?

Për ditën e nesërme, më 10 nëntor 2020 janë paralajmëruar të zhvillohet kjo ngjarje në Kosovë.

10:00- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të Inspektoratit Policor të Kosovës lidhur me kërkesën e Veton Elshanit dhe 175 zyrtarëve të tjerë policorë që janë invalidë gjatë luftës së fundit në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302).

10:00- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin e Ministrisë së Mbrojtjes, rreth zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla 225).

11:00- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportit vjetor të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019, për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” dhe për Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”. (Kuvendi i Kosovës, salla N303).

11:00- Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, shënon 8 Nëntorin Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve. Ministri Blerim Kuçi merr pjesë në hapjen e ekspozitës me foto më të mira nga foto-konkursi me temën “Qyteti im gjatë pandemisë”. (Objekti i ish-Rilindjes).

15:00- Paraqitja e parë e Kadri Veselit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë. (Transmetim live: www.scp-ks.org/sq/transmetim).


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?