Lajme

Çka do të ndodh nesër në Kosovë?

Për ditën e nesërme, më 19 shtator 2020 janë paralajmëruar të zhvillohet kjo ngjarje në Kosovë:

Mbahet dita e katërt e “Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar dhe Agroindustrial PRISHTINA 2020”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës. (Qendra e Panaireve, Bërnicë, ora 10:00)

Në Prishtinë për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, do vijë për vizitë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe drejtoresha ekzekutive të Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo. Po ashtu si pjesë e kësaj ngjarjes “Muzeu Lëvizës” fillon rrugëtimin ndër trojet shqiptare (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mban konferencë për media. (Zyrat e VV-së, ora 14:00)