Lajme

Çka do të ndodh nesër në Kosovë?

Për ditën e nesërme, më 10 shtator 2020 janë paralajmëruar të zhvillohen këto ngjarje në Kosovë:

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, takohet me homologen e tij shqiptare Etilda Gjonaj. (Ministria e Drejtësisë, Tiranë, ora 11.00. Pas takimit mbahet konferencë e përbashkët për media në Ministrinë e Drejtësisë, Bulevardi “Zog I”, Tiranë, ora 11.45)

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj viziton Maqedoninë e Veriut. (Arritja në pikën kufitare Hani i Elezit, ora 11.20)

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj takohet me homologun e tij nga Maqedonia Veriore Venko Filipçe. (Ministria e Shëndetësisë Shkup, ora 12.00)

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj takohet me Talat Xhaferi – kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. (Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, Shkup, ora 14.00)

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj takohet me Artan Grubi – zv. kryeministër i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. (Qeveria e Maqedonisë Veriore Shkup, ora 15.00)


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?