Lajme

Çka do të ndodh nesër në Kosovë?

Për ditën e nesërme, më 26 gusht 2020 janë paralajmëruar të zhvillohen këto ngjarje në Kosovë:

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8.30)

Lëvizja studentore për barazi STUDIM – KRITIKË – VEPRIM, mban aksion simbolik pranë Ministrisë së Shëndetësisë. (Ora 11.00)

Nënshkruhet marrëveshja në mes të Agjencisë Kosovare për Efiçiencë të Energjisë dhe Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë. Në takim do të jetë dhe ministri Blerim Kuçi. (Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (ish-Toskana), kati 4, salla e takimeve, ora 13.30)

Organizohet promovimi i librit “Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza, një sagë për jetën e shqiptarëve katolik të Shkupit”. (Te shtatorja e Nënë Terezës, Prishtinë, ora 14:00)


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?