Lajme

Çitaku: Të rinjtë që hapin biznese në Kosovë janë heronj

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, në një takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka quajtur heronj të rinjtë të cilët hapin biznese dhe që krijojnë vende të reja pune në vend.

“Një takim shumë i frytshëm me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës. U ndjeva jashtëzakonisht mirë kur dëgjova projektet e shumta dhe idetë inovative nga përfaqësuesit e biznesit kosovar.

Këta të rinj, që kanë zgjedhur të rrinë në Kosovë, të hapin biznese dhe të krijojnë vende të reja pune, janë heronj. Si Ambasadë do të jemi në shërbimin e tyre duke ofruar ura bashkëpunimi me kompanitë amerikane”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?