Lajme

Çitaku për reagimin e BE’së për zyrtarizimin e njohjës Kosovë-Izrael: Hipokrizia ka emër

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtete e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku e ka quajtur hipokrizi reagimin e Bashkimit Evropian pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit si dhe paralajmërimit të Kosovës për ta hapur ambasadën në Jerusalem.

Çitaku ka përmend që Kosova nuk ka ambasadë në shtete evropiane që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke thënë se BE është mirë që të deklarohet për mungesën e misionit të Kosovës në BE para se të jap leskione për Ambasadën në Jerusalem, shkruan Periskopi.

“Hipokrizia ka emër.

Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia. Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE. Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mirë.”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Ndryshe, dje Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan njohjën e ndërsjellët dhe marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Njohja e Kosovës nga Izraeli u arrit në Marrëveshjen e Washingtonit të nënshkruar vitin e kaluar.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?