Lajme

Çitaku: Kurti thoshte se familjarët janë vetëm për dasma, por doli që janë edhe për borde

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti e ka quajtur të paaftë dhe në dëm të qytetarëve. Thotë se me këtë ekzekutiv Kosova nuk figuron në hartën e investimeve strategjike.

Sipas Çitakut programi i VV’së ka qenë në përgjithësi lojë fjalësh, dhe se një vit qeverisje e ka dëshmuar këtë.

Ajo thotë se Kurti ka ministër me aktakuzë (Liburn Aliun) derisa kjo qeveri, thotë Çitaku, dëshmoi se familjarët nuk janë vetëm për dasma por edhe për borde.

“Luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, sigurisht se duhet të jetë prioritet por arrestime, aktakuza, ka pasur edhe më herët”, tha Çitaku në RTK.

“Mos të harrojmë se kryeministri edhe sot në qeveri ka ministër me aktakuzë, ka zyrtarë me aktakuza diçka për të cilën ne do të ishim goditur në mënyrë shumë më të vrazhdë”, shtoi ajo.

“Gjatë fushatës zgjedhore kryeministri ka thënë që familjarët janë vetëm për dasma mirëpo na doli që janë edhe për borde, nuk janë vetëm për dasma”, theksoi Çitaku.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje