Lajme

Çitaku e tronditur me sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi

Ambasadorja në detyrë e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është shprehur e tronditur pas sulmit fizik ndaj gazetarit hulumtues të Insajderit dhe autorit të emisionit Indoks Visar Duriqi.

“E tronditur me sulmin që i ishte organizuar mbrëmë”, ka thënë ajo përmes një shkrimi në Facebook.

Ajo ka shkruar se Visar Duriqi është një prej gazetarëve ma të mirë e ma të guximshëm që ka Kosova.

Çitaku u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta sjellin drejtësi në në vend.

“Dhuna ndaj gazetarëve nuk guxon të kalojë në normalitet”, ka deklaruar Çitaku.

Duriqi mbrëmë u sulmua fizikisht nga tre persona të maskuar në hyrje të banesës së tij në Fushë Kosovë.

LEXO EDHE:  Bankat në Kosovë i shtrenjtojnë sërish kreditë