Lajme

Cilat janë drogat më të përdorura në Kosovë dhe cila është mosha e përdoruesve, flet terapisti

Terapisti, Safet Blakaj në Qendrën e Trajtimit të Varësive në Kosovë ka treguar moshat mesatare të fillimit të përdorimit të drogës.

Blakaj tha që mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogës gjatë vitit 2020 ishte 16.2 vjeç.

Ai theksoi se në Kosovë, aktualisht përdoren shumë drogat si heroina, kokaina dhe hashashi.

Mjeku nënvizoi se vitet e fundit ka një rritje të përdorimit të drogës nga ana e grave.

Ndërkohë, ai përmendi edhe moshat ekstreme të cilat konsumojnë drogë.

“12-vjeç edhe më ulët për rastet ekstreme. Mosha më e vogël ka qenë 9-vjeç”, tha ai për Euronews Albanian.

Ai shtoi se Prishtina është qyteti me numrin më të madh të të gjithë përdoruesve të drogës, pastaj vjen Prizreni, Gjilani dhe Mitrovica.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?