Lajme

Çfarë tha Blerim Devolli për takimin në jaht me Shpend Ahmetin?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu në raportimin para Komisionit Hetimor për Telkomin, ka pyetur drejtuesih e korporatës “Z-Mobile” Blerim Devolli, për lidhjet me politikanët e vendit.Haxhiu, ka pyetur Devollin se a ka ndikuar në ndonjë marrëveshje i pari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, në një takim në jahtin e tij privat në Budva.

“A i njihni politikanët, se njeri nga deputetët me herët pyeti për një koleg timin. A keni pirë coca – cola me Shpend Ahmetin”, ishte pyetja e parashtruara nga Haxhiu.

Ndërsa Devolli, me habi u shpreh se “për çka jemi duke folur?”, duke mohuar kështu ndikimin e Ahmetit në ndonjë marrëveshje biznesore.

LEXO EDHE:  New York Times për tensionet në Kosovë: Aleati i Putinit kundër Kurtit

Gjatë raportimit në këtë Komision, Devolli është pyetur edhe për lidhjet me Presidentin Hashim Thaçi, të cilin mohon ta këtë takuar.