Lajme

Çfarë po ndodhë në veri, shtohen pjesëtarët e Njësisë Speciale në Jarinjë

Në pikën kufitare Jarinjë kanë mbërritur disa pjesëtare të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Policët e rinj po i zëvëndësojnë kolegët e tyre të cilët ndodhën në këto pika që nga mengjesi, shkruan “Indeksonline”.

Policia e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të zakonshme si dhe me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare.

Veprimet kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve.

Forca të shumta të Njësisë Speciale po qëndrojnë që nga mëngjesi në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, në veri të Kosovës.

Grupe të caktuara serbësh ende qëndrojnë në rrugë në shenjë revolte ndaj këtij vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës për reciprocitet në targa


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?