Lajme

Çfarë po ndodhë në Kuvend, mblidhen Mustafa, Haradinaj dhe Limaj

Në grupin parlamentar të LDK-së në Kuvend të Kosovës janë mbledhur krerët e partive të koalicionit, merr vesh Gazeta Express.

Burimet e Expressit bëjnë të ditur se në Kuvend momentalisht është duke u mbajtur takim në mes të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, atij të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt.

Temë e diskutimit në këtë mbledhje, që sipas partive të koalicionit është i rregullt në mes të partnerëve janë zhvillimet e fundit në vend.

Me theks të veçantë do të diskutohet edhe për cështjen e presidentit.

Në disa media tashmë janë publikuar pamje ku shihet kreu i LDK-së duke u futur në hapsirat e Kuvendit.

Ky takim vjen një ditë pasi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar në njërin nga restorantet e Prishtinës me presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.