Lajme

Çfarë po ndodh në Gjilan, ka të arrestuar

Gjatë ditës së sotme policia ka arrestuar dy persona me iniciale E.B, 33 vjeçar dhe S.M, 39 vjeçar, të kërkuar nga gjykata, raporton Gazeta Sinjali.

Policia bënë të ditur se dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje për më shumë se një vit.

“Zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Policore në Gjilan, pos realizimit të aktiviteteve të ndryshme në shërbim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme, realizojnë edhe zbatimin e urdhëresave të gjykatave.

Kështu, sot më, 14.09.2021, pos tjerash ka realizuar edhe dy urdhëresa të tilla duke ndaluar dy persona që kërkoheshin nga gjykata: E.B. (1988) dhe S. M. (1991). Që të dy dërgohen në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje për më shumë se një vit.

Policia mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në realizim të detyrave të saja ligjore për të ofruar siguri për të gjithë”, thuhet në njoftimin e policisë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?