Çfarë po ndodh në Aeroportin e Prishtinës, ka arrestime
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Gazeta Sinjali.
E.C. dhe D.A., dyshohen për falsifikim të dokumenteve.
“Sot më datë 11.11.2021, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “ Adem Jashari” gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve të nevojshme për kalimin e kufirit, për udhëtim jashtë Republikës së Kosovës, kanë hasur në dy udhëtarë me iniciale (E.C. dhe D.A.), të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kosovare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje