Lajme

Çfarë po i ndodh kështu Albin Kurtit në Facebook?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar për ndryshimin e Rregullores së re të Punës për Kuvendin e Kosovës, mirëpo postimi i tij është vërshuar nga komente që kërkojnë ndryshimin e udhëzimit administrativ për shaminë në shkolla.

Ditëve të fundit ka nisur një fushatë në rrjete sociale që kërkon lejimin e mbajtjes së shamisë në shkolla me hashtagun “ndryshojeni_ua_për_shaminë”

Postime të shumta janë bërë në postimin e Kurtit për këtë çështje.

Prej kohës kur Kurti është bërë kryeministër, ai nuk ka thënë asgjë se cili do të jetë vendim i Qeverisë së tij në lidhje me bartjen ose jo të shamisë në shkolla.

Ndërkohe, Kushtetuta e përcakton Republikën e Kosovës si shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.

Pra, Neni 3, paragrafi 1.13 i Udhëzimit Adminisitrativ Nr. 06/2014 ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla, kjo sepse shkolla jonë është sekulare.

Në anën tjetër, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë​ e ka obligim që të sigurohet që çdo fëmijë të jetë në shkollë.

Kujtojmë se çështja e lejimit të bartjes së shamisë në shkolla, është një nga temat që sjellë shumë debat në Kosovë.

Debati i fundit që mori përmasa të mëdha sa i përket kësaj çështje, u shkaktua pasi në një shkollë në Gjakovë, ishte vendosur një shenjë që ndalonte hyrjen me shami brenda objektit.