Lajme

Çfarë parasheh kontrata e nënshkruar nga Komuna e Prishtinës për qentë endacakë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka nisur planin e tij për trajtimin e qenëve endacakë. Kjo çështje ka qenë një nga prioritetet e tij edhe në fushatën zgjedhore.

Komuna e Prishtinës sot ka nënshkruar kontratën që siguron trajtimin e qenve endacakë.

Nënkryetari i komunës, Alban Zogaj ka dhënë detaje për këtë nismë të Komunës së Prishtinës.

“Kontrata e nënshkruar siguron vazhdimin e trajtimit të qenëve endacak, e që përfshinë zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin e tyre.
Ndërkohë po punojmë për një zgjidhje afatgjate të problemit” thuhet në njoftimin e Zogajt në Twitter


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje