Lajme

Çfarë moti na pret ditëve në vijim?

snowstorm

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Pas një mëngjesi të ftohtë gjatë ditës priten rritje të temperaturave dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 9 gradë Celsius.

Pasdite vonë priten zhvillime të disa vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë reshje sporadike shiu e bore

Në Shqipëri dhe tërë rajonin pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe me ngrica në shumë vende. Vonë në mbrëmje mund të ketë reshje sporadike në disa vise të Kosovës.

Edhe të hënën na pret mot relativisht i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Në mbrëmje shtim i madh i vranësirave dhe reshje shiu në Shqipëri e bore në Kosovë.

Reshje bore priten edhe në viset kontinentale të Shqipërisë si në veri, verilindje, lindje dhe juglindje të vendit. Në viset tjera reshje shiu.

Gjatë natës e sidomos në mëngjesin e së martës në Kosovë dhe veri të Malit të Zi priten reshje të dendura bore. Reshje bore priten gjatë së martës edhe në Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe normalisht në veriun e Malit të Zi.

Të martën na pret ditë e vërtetë dimërore me reshje bore. Pasdite vonë reshje do të pushojnë gradualisht.

Reshjet borës mund të paraqiten shkurtimisht edhe në disa vise në Shqipëri ku bora është fenomen i rrallë, por në përgjithësi në viset mesdhetare dhe ultësirat e Shqipërisë perëndimore nuk priten reshje bore./MeteoBallkan


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje