Lajme

Çfarë mendojnë iranianët për një luftë të mundshme me SHBA?

Për shkak të sanksioneve të SHBA-së të imponuara ndaj Iranit, rreth 80 milionë njerëz në atë vend po ballafaqohen me mungesa të ushqimit, ilaçeve dhe produkteve të tjera dhe tani me rrezikun e sulmeve të mundshme për shkak se aeroplan-bartësja amerikane ka arritur në rajon, shkruan AP.



Shumica e qytetarëve besojnë se lufta nuk do të ndikojë në rajon, megjithëse shumë thonë se do të mbrojnë vendin, thotë AP, duke shtuar se qytetarët besojnë se Irani duhet të dialogojë me SHBA për të zgjidhur problemet ekonomike, edhe pse presidenti Donald Trump e konsideron atë “një kundërshtar të pabesueshëm”.

Studentja Afra Hamedzadeh (20) mendon se Trump është i paparashikueshëm dhe askush nuk di se si të reagojë ndaj tij.

“Meqë ai kontrollon ekonominë botërore, në njëfarë mënyre kemi disa opsione të mbetura”, tha ajo.

Veterani Muhammed Ali Mogadam (58) thotë se është gati për luftë.



“Unë gjithashtu do të doja të inkurajoja tre djemtë dhe nipërit e mi për të mbrojtur Iranin,” tha ai.

Kontabilisti në pension Sores Maleki thotë se bisedimet me SHBA për heqjen e sanksioneve do të ndihmonin lëvizjen e ekonomisë iraniane.

Papunësia në Iran është 12 për qind, dhe shumë theksojnë se situata është shumë më e keqe, pasi një e katërta e të rinjve janë të papunë.