Lajme

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Gjithçka çfarë pritet të ndodhë sot në vendin tonë.

Më poshtë ju sjellim ngjarjet e ditës së sotme:

09:00

Ministri i Financave, Bedri Hamza; shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova; dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për sektorin e Transportit, Sue Barrett, nënshkruajnë Marrëveshjen për Grant për fazën 2 për Projektin për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë, në vlerë 17.2 milionë euro. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32)

09:00

Mbahet dita e dytë e Panairit të Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse “Prishtina 2018’’, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

09:30

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon “Javën e CEFTA-s”. Në hapje marrin pjesë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala; kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi; David Cullen nga Komisioni Evropian etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim ambasadorin e ri të ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. (Kabineti i kryeparlamentarit)

10:00

Komisoni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, diskuton lidhur me fushatën për aktivizimin kundër dhunës në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N10)

10:00

Komisioni parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, mban dëgjim publik për Projektligjin për Inspektoratin e Punës. (Restorant “Orion”, Prishtinë)

11:00

Organizata “Let’s Do It” organizon aksion pastrimi në komunën e Shtimes. (Hapësirat rreth Qendrës Rinore në Shtime)

11:00

Ministria e Financave në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe GIZ, do të mbajë ceremoninë e lansimit publik të Portalit të Transparencës. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P38)

11:00

Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime iCHAT, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare nga Izraeli “Debate for Peace”, organizojnë edicionin e tretë të konferencës “Modeli i Kombeve të Bashkuara Kosova 2018”. (Fakulteti Filozofik, Salla e Konferencave)

11:00 – 17:00

Me rastin e 20-vjetorit të rënies së tetë dëshmorëve rahovecas në malet e Pashtrikut, mbahen homazhe në kompleksin memorial në Krushë të Madhe (ora 11:00); Ndërsa nga ora 17:00, në Shtëpinë e Kulturës “Muhamet Malsori” do të mbahet akademi përkujtimore. (Rahovec)

11:00

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për të kërkuar të drejtat e tyre në trashëgimi”, Zyra e BIRN-it në Kosovë organizon tryezën ku do të diskutohet për të drejtat në pronë dhe trashëgimi dhe për analizën se si ligji përfaqëson gratë. (Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë)

11:15

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, pret në takim ambasadorin e ri të ShBA-së, Philip Kosnett. (Ministria e Punëve të Jashtme)

13:00

Komisioni për Legjislacion diskuton lidhur me gjendjen në Gjykatën në veri të Mitrovicës. Të ftuar janë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri; kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C203) 13:00

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyrat e VV-së, Arbëri)

14:00

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë)

14:30

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të mbajë konferencë për medie për të informuar rreth ngjarjes që do të organizojë me Doën Syndrome Kosova. (Objekti i OEK-ut, Prishtinë)

17:00

Kuvendi vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018, si dhe seanca tjetër, po ashtu me pikat e papërfunduara më 23 nëntor 2018. (Kuvendi i Kosovës)

17:00

Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin e diskutimit “A është arsimi dhe edukimi profesional në përputhje me kërkesat e tregut të punës?’’ (Dit’ e Nat’ Libra, Prishtinë)

18:00

Kosova si nikoqire do të zhvillojë ndeshjen e fundit ndaj Italisë, në kuadër të fazës së parë të Kampionatit Evropian të Pingpongut. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)

18:00

Kosovo 2.0 organizon natë poezie “open mic” për të përmbyllur ekspozitën “Handle Ëith Care”. (Zyrat e K2.0, rr. “Ferat Dragaj”, Prishtinë)

18:50

Mbahet ceremonia e mbylljes së Panairit të Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse “Prishtina 2018’’. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

19:00

Në kuadër të festivalit “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018”, jepet shfaqja teatrore nga Shqipëria “Shërbëtoret”. (Teatri AAB “Faruk Begolli”). /Lajmi.net/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?