Lajme

Çfarë do të ndodh me orët e humbura gjatë grevës? SBASHK’u befasojnë me vendimin e fundit

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) Vjollca Shalës për Ballkani.info ka thënë se nuk do t’i zëvendësojnë orët e humbura mësimore gjatë grevës së muajit janar.

Sipas saj, një gjë e tillë ju lejohet edhe me ligj.

“Sipas ligjit mbi grevat, ditët e grevës nuk zëvendësohen, mësimdhënësit janë ata të cilët vendosin për këto orë të humbura”, tha Shala.

Kujtojmë që kryeminstri Ramush Haradinaj pati kërkuar nga grevistët që të kompensohen orët mësimore, të humbura gjatë grevës trijavore.

Për këtë nënkryetarja e SBASHKU-t tha së kërkesën e Haradinajt e kanë në dorë vetë mësimdhënësit. /Ballkani.info/


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19